Një tjetër humbje jete është shënuar nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.
Këtë të dielë ka ndërruar jetë kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i tij mjeku Petrit Vargu.
“Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmen askujt!Si mund te ikesh keshtu nga covidi vetem sepse u shtrove ne spital per nje pathollogji banale!
Mjeku njeriu mire qe luftove gjithmone per jeten e njerezve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!
Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithe populli!Te qofte dheu i lehte,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu në rrjetet sociale.