Nga Gazmend Kapllani
Dy librat e fundit te Noel Malcolm mbi historine e Shqiptareve nga Mesjeta deri ne shekullin e 20-te jane kontributi me i jashtezakonshem per Albanologjine. Ato i nxjerrin studimet shqiptare nga geto paranojake qe i futi sistemi i dhunshem komunist dhe i nxjerrin ne det te hapur, aty ku i takon historise se Shqiptareve te jete.
Te gjitha kombet e Europes duhet ta kerkojne gjenezen e tyre ne Mesjete – perderisa aty ndodhen zanafillat e kombit qe eshte nje ide e re bashkohore qe nuk ka ekzistuar deri para tre shekujsh. Ne Ballkan megjithate u ndoq “modeli grek” i lashtesise (i cili eshte edhe anti-shkencor dhe qesharak) qe mundohet te vertetoje vazhdimesine raciale mes grekeve te sotem dhe grekeve te lashte (ashtu si Musolini ne Itali predikonte vazhdimesine raciale mes Romakeve dhe Italianeve apo Hitleri ne Gjermani vazhdimesine raciale mes Gjermaneve dhe “fiseve mitike bjonde te pyjeve te Saksonise” – edhe pse shumica e Gjermaneve jane me origjine Sllave dhe Hebreje, grupe qe Hitleri donte ti zhdukte!). Greket e adoptuan ate model per dy arsye: e para sepse shiste tek Perendimoret qe shihnin me percmim Greqine bashkohore ndersa adhuronin nje shpikje te perfytyrimit te tyre romantik, Greqine e Lashte. E dyta u adoptua per te shmangur realitetin historik: nese nuk do te dish kush je me te vertete do fillosh te kerkosh origjinen tek lashtesia ose tek jashtetokesoret.
Te gjitha kombet e sotme Ballkanike jane pasardhes te Perandorise Romake (sidimos periudha e fundit e saj) Bizantit dhe sidomos Perandorise Otomane (mblidhi Ballkanasit ne nje kuzhine dhe veri te gatuajne sepse sic thote fjala e urte “me thuaj cfare gatuan dhe ha, te them se kush/nga je”) – jane pikerisht keto te dyja qe Ballkanasit nuk studjojne dhe merren me Platonin, Aleksandrin e Madh apo mitin e Pellasgeve (i cili ka kuptim nga pikepamja gjeografike dhe gjuhesore vetem), qe nuk kane asnje lidhje me identitetin dhe historine e tyre bashkekohore kombetare. Per Shqiptaret, sic verteton Noel Malcolm, eshte gjithashtu shume e rendesishme, per mos te thene jetike, marredhenia e tyre me “Perendimin” mesdhetar – pra Venedikun, Vatikanin dhe mbreterite e ndryshme Italike (Napoli, Sicilia etj.) dhe deri ne nje fare mase Europen Qendrore dhe Perandorine e Habsurgeve.
Si komb qe i eshte mohuar ekzistenca nga nacionalizmat e fqinjeve (Grekeve dhe Serbeve sidomos) Shqiptaret ne kete periudhe te re po ndjekin – me nje lloj vonese kohore – “modelin grek” (te njejten gje bejne Maqedonasit me Aleksandrin e Madh), duke kerkuar raison d’etre e tyre ne lashtesine e hershme. Per mua ky eshte nje gabim metodologjik dhe shkencor sepse harxhojme shume energji dhe humbasin pjese te vyera te historise duke kerkuar nje te shkuar mitike dhe arkaike.
Nuk eshte e rastesishme se veprat me te mira Albanologjike qe na kane nxjerre nga geto jane ato qe perqendrohen ose nisin ne Mesjete, si veprat e Noel Malcolmit apo te Robert Elsie. Nuk duhet te leme nje pasuri te jashtezakonshme qe ende nuk eshte hulumtuar duke kerkuar shpesh qiqra ne hell dhe duke vertetuar medoemos se jemi me te lashtet nga te gjithe. Nuk na ndihmon dicka e tille ne njohjen e vetes as te historise. Na jep nje lloj krenarie qe nuk na hyn ne pune konkretisht kur duhet te vendosim Albanologjine ne te njejtin nivel me studimet e tjera. Albanologjia nese perqendrohet ne historine arkivore mund te behet porta per te hyre edhe tek Ballkanologjia edhe tek studimi i Mesdheut Lindor. Publiku global do te dije atehere se kush jane Shqiptaret bashkohore sepse nuk do i shoh Shqiptaret si mumje dhe qenie muzeumi. Kemi shume gjera per te thene, te cilat per me shume tani, me lirine e fituar nga Shqiptaret kudo ne Ballkan, po shohin driten e botimit (pas clirimit nga ferri i regjimit paranojak te Enver Hoxhes qe sakatoi gjithcka dhe clirimin e Kosoves nga kolonializmi Serb)…