Ministri izraelit jep dorëheqjen, është kundër izolimit për herë të dytë

0
190

Një ministër i kabinetit izraelit së fundmi ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste  kundër planeve për rivensosjen e izolimit për herë të dytë.

Ministri i Strehimit Yaakov Litzman  u shpreh se kufizimet do të parandalonin popullin Hebre që të festonin festat fetare përgjatë këtij muaji.

Urdhëri për izolimin e vendit pritet të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të prekë ditën më të shenjtë të kalandarit hebre, Yom Kippur,  e cila është më 27 shtator.

Gjithashtu Z. Litzman kërcënoi se do të tërheqë edhe partinë e tij nga koalicioni i qeverisë.

Ai është drejtuesi i  një partie ultra ortodokse hebreje dhe në letrën e tij të dorëheqjes tha se ky vendim i qeverisë është një gabim i rëndë pasi po përbuzen mijëra qytetarë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu  që prej fillimit të pandemisë është përballur me një sërë kritikash për mënyrën e trajtimit që i ka bërë  Covid-19. Kritikët thonë se  dështimi i tij që prej fillimit ka sjellë mbylljen e vendit përsëri.

Izraeli, i cili ka një popullsi prej rreth nëntë milion, ka raportuar më shumë se 3,000 raste të reja në ditë  gjatë javëve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here