Duket e pabesueshme, por edhe grabitjet kanë ndryshuar në kohën e koronavirusit.
Në Torino të Italisë, një person hyri në një bankë për ta grabitur dhe në vend që të përdorte armën për të kërcënuar stafin, i kërcënoi me kollitje, duke thënë se do t’ia ngjiste koronavirusin të gjithëve nëse nuk i jepnin paratë.
Burri 62-vjeçar arriti të merrte 4200 euro nga banka, por më pas u arrestua nga policia.