Një tjetër denoncim i fortë/ Balliu nxjerr listën: Rama si Enveri, i kthen policët në punëtorë partie…

0
128

Partia Demokratike ka reaguar për bashkpunëtorët e Sigurimit në Policinë e Shtetit.

Ish deputetei Kleviz Balliu tha  në një deklaratë për mediat se ‘gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste”.

E plotë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.

Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

•     XHAVIT SHALA

•     GANI ZENELI

•     BESNIK SHEHAJ

•     ARTAN  SHKEMBI

•     XHEVAHIR KARAJ

•     NIKOLL RICA

•     ILIRJAN MANDRO

•     YLLI  VASILI

•     MEHDI ÇANGA

•     KASTRIOT SKENDERAJ

•     KRENAR MUÇO

•     ARJAN FERI

•     ANDON MARKO

•     SADRI RAMÇAJ

•     AGIM HOXHA

•     BEDRI HASANAJ

•     BILAL SEMANAJ

•     MYSERET HASANBELLI

•     ZIJA SULAJ

Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”.

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.

Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim  standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here