Rrëfimi i 27 vjeçarit: U infektova me Covid-19 në mars dhe akoma nuk jam mirë

0
155

Është dita e 182 pas infektimit me Covid-19 dhe Charlie Russell nuk bën gjërat që 27 vjeçarët e tjerë bëjnë.

Ai nuk vrapon për 5 km tre herë në javë, si bënte më parë. Nuk shkon në kafene, nuk punon dhe nuk po bëhet akoma më mirë.

Ai është një prej atyre personave, që kanë kaluar një infeksion të rëndë, me dhimbje kraharori, migrenë, vështirësi frymëmarrjeje, lodhje etj, dhe ende sot, vuan pasojat afatgjata të koronavirusit.

Shifra rekord personash në të 20’at, po rezultojnë pozitivë për Covid 19, sipas shifrave të fundit në Britaninë e Madhe, me 3366 që u prekën nga virusi në javën e parë të shtatorit. Kjo është një shifër më e lartë se 3325 rastet në fund të prillit edhe pse asokohe testet kryeheshin më shumë tek njerëzit në spitale.

Edhe pse personat nën 40 vjeç, përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje nga sëmundja, 20 vjeçar si Russell, po e marrin Covidin në numra më të mëdhenj se grupet e tjera; 20-29 vjeçarët përbëjnë rreth 28 për qind të infektimeve të reja.

Pak kanë nevojë për trajtim në spital, por ekspertët e mjekësisë druajnë se një pjesë e tyre do të përfundojnë me pasoja që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë. Rreth 600 mijë njerëz kanë një lloj sëmundjeje post-covid dhe 12 për qind e tyre raportojnë simptoma për më shumë se 30 ditë.

Një në 200 thotë se pasojat i kanë zgjatur më shumë se 90 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here