Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka denoncuar ministren e Arsimit Besa Shahini për papërgjegjshmëri teksa në fotot e publikuar vë re shishen e Alkoolit ku shkruhet “Të mbahet larg fëmijëve”, por ai është në tavolinën e nxënësit dhe Ministria e Arsimit e promovon këtë në facebook!.
Lexoni më poshtë postimin e Kërpaçit:
Shoqja e Turit, pasi dogji mijëra maturantë për të ardhmen e tyre, po i vë? dhe shëndetit të fëmijëve!
Fotografitë e propagandës kanë zëvendësuar sigurinë e shëndetit këtë fillim viti shkollor.
Në shishen e Alkoolit shkruhet “Të mbahet larg fëmijëve”, por ai është në tavolinën e nxënësit dhe Ministria e Arsimit e promovon këtë në facebook!
U rroftë formulari i prindit, se këta nuk mbajnë përgjegjësi!