Largimi në ditën e parë të shkollës/ Balliu: Rekord papërgjegjshmërie e paaftësie nga Rama

0
139

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, reagon pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të larguar nga detyra ministren e Arsimit, Besa Shahini, duke e zëvendësuar me deputeten Evis Kushi.

Balliu shkruan në ‘Facebook’ se Rama është i vetmi kryeministër në botë që largon ministren e Arsimit ditën e parë të fillimit të vitit shkollor.

Reagimi i Balliut:

Rama i vetmi i Kryeministër në botë që largon Ministren e Arsimit ditën e parë të fillimit të vitit shkollor. .

Për ta zëvendësuar me dikë që sa të mësojë se ku është zyra e ministres apo ku është Ministria e Arsimit, bomba biologjike dhe kaosi do të shpërthejë në të gjithë vendin.

Për të përdorur më pas si justifikim që sapo e mori detyrën.

Kjo lëvizje konfirmon për herë të njëmijtë se Rama nuk ka asnjë plan për përballimin e situatës dramatike ku gjendet vendi.

ASNJË QELIZË PREJ SHTETARI.

Ai dëshmon me këtë akt se nuk di dhe nuk kupton se çdo të thotë të qeverisësh një vend.

Të ndërmarresh strategji shtetërore për të paraprirë e zgjidhur problemet e vendit dhe shqetësimet e qytetarëve.

Mesazhi që marrin sot prindërit, fëmijët dhe mësuesit është se janë të vetëm në përballimin e kësaj situate.

Dhe kjo vetmi, përfshin në rradhë të parë mungesën e buxhetit për këtë vit të pazakonte arsimor.

Kjo vetmi përfshin rrezikun për jetën e fëmijëve, nxënësve, studentëve e mësuesve dhe sigurisht nuk përfshin asgjë profesionale për nivelin cilësor të arsimit.

Paraqitja në televizion e shkarkim dhe ngarkimit të Ministres ishte një shmangie dhe show për të fshehur këtë sjelllje të turpshme dhe nga ana tjetër për të intimiduar dhe atë që largohet dhe këtë që vjen.

Ishte komike dhe estradeske urimi dhe dollia e tij për fat të dy grave vajtje – ardhje të arsimit.

Është me të vërtetë një rekord papërgjegjshmërie, paaftësie e teatraliteti politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here