Mbledhja, Rama debate të forta me kordinatorët! Socialistët në Veri të përçarë

0
229

Në datën 9 shtator kryeministri Rama i la si detyrë drejtuesve politikë identifikimin e problematikave që hasnin qytetarët në qarqet respektive që ata përfaqësojnë. Ditën e sotme, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama i ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Në mbledhje janë dorëzuar formularët me problematikat e 12 qarqeve të vendit, ku sipas raporteve më problematik janë qarqet e veriut. Rama i ka lënë porosi të vetëve daljen në fushatë dhe zgjidhjen e problematikave të raportuara prej qytetarëve

Me nisjen e një parafushate elektorale, Rama bëri dhe lëvizjet e tij sa i përket drejtuesve politikë nëpër qarqe duke marrë vetë drejtimin e Durrësit, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqajn në Shkodër, teksa Tiranën ia besoi Erion Veliajt, Elisa Spiropalit me kryetar Ervin Bushatin.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e 2-të e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve teksa PS tashmë ka shpallur objektivat, mandat të tretë me 800 mijë vota që përkthehen në 74 deputetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here