E pranishme në takimin e zhvilluar në Shkodër gjatë prezantimit të ngritjes së strukturave ‘Shqiponja’ në këtë qytet, kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Voltana Ademi ka bërë thirrje që policia të ruajë funksionin e saj gjatë zgjedhjeve elektorale që do të mbahen më 25 prill 2021.
Ademi e ka bërë këtë thirrje në sy të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, edhe ky I pranishëm në këtë takim. ‘Policia duhet t’i qëndroj larg politikës. Jemi pranë zgjedhjeve elektorale, policia të luaj dhe ruaj funksionin e saj’-tha Ademi.