Virologia kineze bën deklaratën e fortë: COVID-19 u krijua në një laborator në Wuhan, Pekini e dinte, por…

0
107

“Koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan. Ky është denoncimi i virologes kineze Li-Meng Yan, e cila ka punuar në ‘Hong Kong School of Public Health’.

Kjo është një akuzë mjaft e rëndë kundër qeverisë kineze. Sipas doktoreshës, Pekini ishte ne dijeni të origjinës së epidemisë dhe i fshehu botës kërcënimin e madh.

Përmes një interviste për median britanike virologia ka thënë se qeveria kineze i ka zhdukur të gjitha informacionet e saj nga skedarët zyrtarë. Sipas saj, pretendimet se virusi ka dalë në një treg ushqimor në Wuhan janë mashtrime për të mbuluar origjinën e vërtetë.

“Të gjithë, edhe ata që nuk janë shkencëtarë dhe nuk kanë njohuri të biologjisë, do të jenë në gjendje t’i kuptojnë ato”, siguroi ajo.

Li-Meng Yan pohon se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Wuhan dhe se do të ofrojë prova për këtë deklaratë të fortë që ka bërë. Mirëpo autoritetet kineze kanë mohuar kategorikisht deklaratat e saj.

Kjo nuk është hera e parë që virologia e njohur kineze hedh akuza të forta ndaj autoriteteve kineze. Dhe në muajin korrik ajo ka treguar që Pekini ishte i vetëdijshëm për potencialin vdekjeprurës të Covid-19, por autoritetet kishin zgjedhur ta fshehin atë nga bota nga frika e trazirave.

Për më tepër, virologia theksoi se një koleg i saj kishte njohuri për rastet e infeksionit nga njeriu në njeri që nga 31 dhjetori. Prej kohësh, Kina ndodhet nën akuza nga shumë shtete, që kanë thënë se Pekini ka fshehur përhapjen e virusit në ditët e para.
Laboratori në Wuhan

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here