“Çlirohuni njerez, thuajeni ate qe mendoni”

0
144

Nga Elmaz Sherifi

Kam kontakte te perditeshme me shume njerez. Habiten qe shpreh hapur mendimet e mia ! Edhe pse shume mendojne si une, kane frike te shprehen publikisht.
Merrni fryme thelle e “plaseni” mendimin tuaj o njerez te mire.
Duhet konsideruar asurditet, qe, edhe ne demokraci, te kesh frike te shprehesh, si ne diktature.
Jetojme ne demokraci, kemi frike, si ne diktature.
Volteri thoshte : “njeriu ka lindur i lire, por, ndodhet ne pranga” !
Volteri i parapriu me idete e tij filozofike revolucionit Francez.
Por, pse e humbi lirine njeriu, pyeste Volteri ?
Dhe vetpergjigjej. Se i’u neneshtrua forces !
Si mund te dale nga gjendja-bente pyetjen retorike. “ta heq qafe sklkaverimin, me forcen e arsyes, per te rifituar lirine e lindjes, me po ate te drejte, qe atij ia moren”. Pra, ta rimarre me force !
Ndersa Zhan Zhak Ruso formuloi : ” Ne qofte se ndonje sovran, vepron ne kundershtim me ligjet, athere ai shnderrohet ne tiran. Dhe nese ka shtetas te afte menderisht qe e frymezojne sovranin ne veprimet tiranike, athere ata jane skllever e tradhetare” !
Arsyetoni njerez ! Keto teza filozofike jane shfaqur para 250 vjetesh. Arsyetimi dhe guximi per ta shprehur ate qe mendoni,u jep lirine e lindjes dhe dimensionin njerezor, per te mos u neshtruar ndaj autoritetit te imponuar.
Ej, miq ! Kemi 30 vjet qe e kemi ndryshuar sistemin politik. Jemi ne demokraci. Harrojeni autoritetin e imponuar, nese deshironi lirine !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here