PD padit Drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë: Po përdor administratën për zgjedhje

0
147

Partia Demokratike Rrogozhinë ka paditur drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë pasi sipas denoncimeve te punonjesve po perdor administraten per te mbledhur vota per zgjedhjet e ardhshme ne favor te PS.

Deklarata e plotë:

Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Më poshtë denoncimi i punonjesit të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit:

“Pershendetje i nderuar si kalove,jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja tju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe ?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here