“Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfërit”, Salianji pas shpërthimit të makinës në Tiranë: Me Ramën, Shqipëria një vend i pasigurtë për të jetuar

0
160

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagon pas ngjarjes së rëndë ndodhur sot në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë rreth një vit më parë në Rrëshen.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji shprehet ndër të të tjera se, me Ramën kryeministër Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar.

“Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar!Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon të varfërit! Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!”, shkruan ish-deputeti në reagimin e tij.

Atentati me shpërthim, i ndodhur pasditen e sotme në një prej zonave më të populluara të Tiranës, shkaktoi panik te qytetarët ndërsa ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here