U fsheh për 8 muaj/ Rama rikthen në detyrë pronaren e hotelit të shembur nga tërmeti

0
147

Bashkia e Kavajës ka riemëruar në krye të Urbanistikës Dëshira Qaton, pronarja e Vila e Palmës që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që u hetua për pasojat tragjike të tërmetit.

Qato iu shmang drejtësisë për disa muaj, derisa kopsiti dosjen në prokurori dhe më pas u dorëzua në polici, duke u lënë e lirë sërish nga gjykata.

Dëshira Qato, pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës. Pas dorëzimit në polici dhe lirimit më pas nga gjykata, ajo është kthyer në punë, pikërisht në të njëjtin funksion, për të cilin u hetua për tërmetin e 26 nëntorit.

Dëshira Qato ishte një ndër 17 personat që Prokuroria e Durrësit i shpalli në kërkim për tragjedinë e 26 nëntorit 2019, por ajo nuk u kap derisa kopsiti të gjithë dosjen ndaj saj dhe më pas u vetëdorëzua në polici për tu lënë sërish e lirë nga gjykata.

Hotel “Vila Palma” në Golem, një objekt në pronësi të inxhinierit kolaudues Arben Qato dhe shefes së Urbanistikës në Kavajë, Dëshira Qato, u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit, duke lënë nën rrënoja të moshuarin Sadik Qato, babai i pronarit të hotelit.

Nëse tërmeti do kishte rënë dy ditë para, pra në datë 24, pikërisht në këtë hotel, nuk do kishte vetëm një viktimë siç ndodhi, por më shumë njerëz nën rrënoja. Kjo pasi hoteli, dy ditë para ishte i mbushur me turistë nga Çekia.

Pas tragjedisë së tërmetit, prokuroria e Durrësit nisi hetimet dhe zbuloi se hoteli kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Dëshira Qato arriti të dalë e pastër në hetimin ndaj saj, ndërkohë që lista e përgjegjësve të shembjes së ndërtesave të pasigurta tkurret çdo ditë dhe më shumë.

Por kjo nuk është çështja e parë që ngrihet për ndërtimet ndaj çiftit Qato, pasi në Prokurorinë e Kavajës më herët janë hapur dosje penale për Dëshira Qaton, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe Dritan Kazazin, të cilët kanë qenë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës. Kallëzimi ndaj tre personave të mësipërm është kryer rreth dy vite më parë nga drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, pasi inspektorët e institucionit që ajo drejton kanë kryer verifikimet në terren./SYRI TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here