Vetëm në muajin gusht, 600 padi në gjykatë kundër Agjencisë së pronave

0
122

Trendi i padive nga qytetarët ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka vijuar edhe gjatë muajit gusht, megjithëse jo me shifrat e korrikut, kur plot 99 subjekte ju drejtuan gjykatës për të zgjidhur pretendimet ndaj ATP.

Vetë agjencia ka bërë me dije se gjatë muajit gusht janë regjistruar 69 padi të reja ndaj saj. Vetëm gjatë vitit 2020, kur si gjykatat, ashtu edhe ATP nuk funksionuan për një kohë të gjatë për shkak të Pandemisë, janë shënuar në total rreth 600 padi ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Ndërkohë që është vetë Agjencia ajo që parashikon se 6,950 pronarë mund t’i drejtohen gjykatave në vijim pasi kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga kjo e fundit.

Agjencia e Trajtimit të Pronave e ka përfunduar procesin e njohjes së pronësisë me datë 23 shkurt 2019, por vijon aktivitetin e saj mbështetur në  pikën 2 të nenit 34 në ligjin 133/2015, ku citohet se: “Nëse ATP-ja nuk përmbush detyrimin për të trajtuar kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, brenda afatit 3-vjeçar, atëherë subjektet mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë për të trajtuar kërkesën e tyre, sipas përcaktimeve të këtij ligji”, për 6950 kërkesat e patrajtuara ATP-ja ka përfunduar proceduarën e njoftimeve duke bërë me dije se për njohjen dhe kompensimin e pronës së pretenduar subjektet kërkues mund t’i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, të vendit ku ndodhet prona.

Një numër shumë i madh padish të ngritura nga pronarët presin prej vitesh nëpër gjykata, veçanërisht në atë të Lartën. Ndërkohë që sipas parashikimeve, paditë do të vijojnë për shkak të shifrave shumë të larta që pretendojnë pronarët nga shteti. Vetëm Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar se fatura financiare për kompensimin e pronarëve arrin në 101 miliardë lekë, afërisht 1 miliardë dollar, ndërkohë që shoqatat e pronarëve pretendojnë një vlerë rreth 4 herë më të madhe./Scan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here