Laçi humbet shansin e artë për të shkruar historinë në Europë, teksa është eliminuar nga Hapoel Beer Sheva 1-2, me dy gola të shënuar vetëm në minutat shtesë.
Pas një pjese të parë pa gola, kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 59-të me Nëabueze që arrin ta dërgojë topin në rrjetë me finte pas një pasimi të Xhixhës.
Në minutat e mbetura ekipi izraelit kërkoi golin e barazimit, por skuadra e Cungut u mbrojt mjaft mirë, madje krijoi edhe shanse për të shënuar edhe golin e dytë.
4 minuta nga fundi i sfidës Deliu doli nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë, duke prishur gjithë ndeshjen e vendasve. Në minutat e kohës shtesë izrealitët do të shënonin dy gola me Agudelo dhe Varenne duke i dhënë fund shpresave të kurbinasve./Kohajone.com