Disa pedagogë dhe punonjës të Universitetit të Vlorës kanë rezultuar me koronavirus. Mësohet se të paktën dy pedagog të departamentit të Shëndetit Publik janë identifikuar si të infektuar me koronavirus. Ditët e fundit pedagogët kanë dhënë mësime plotësuese për studentët, pasi vijnë provimet e vjeshtës. Mësohet se edhe disa punonjës të administratës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Një pjese të pedagogëve dhe administratës u është bërë tamponi ditën e sotme.