Sërisht protestë para Ministrisë së Ekonomisë, policia përdor forcën për t’i shpërndarë…

0
121

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sot për të protestuar para Ministrisë së Ekonomisë.

Ata deklarojnë se kanë 20 paga pa marrë dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.

Por ndërsa naftëtarët janë mbledhur për të protestuar, forca të shumta të policisë kanë ndërhyrë me forcë për të mos lejuar mbajtjen e protestës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here