Presidenti Ilir Meta, u pyet në konferencën për shtyp në lidhje me spekulimet në media se ai mund të lërë presidencën pas zgjedhjeve të 25 prillit për të marrë një post në ekzekutiv.
Meta këmbënguli sërish se do të mbarojë mandatin e tij. Ai tha se prioriteti i tij janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Ju e dini që unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën, të lija dhe postin e Presidentit, pa pa pasur parasysh as interesta personale dhe as karrierën time”.
“Por unë dua t’u siguroj, pa hyrë në përpjekje që tërheqin vëmendjen nga çështje të rëndësishme që ka vendi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill, dhe unë garantoj se deri në 24 korrik 2022 ky institucion do të jetë kështjellë e lirisë dhe demokracisë. Kështu që duhet të jemi të qetë për këtë institucion deri në 24 korrik 2022,” tha Meta.