Cikloni për të cilin paralajmëruan fqinjët tanë, ka goditur Greqinë. Brigjet greke janë përfshirë nga erërat e forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Në vorbull janë futur Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos. “Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”,-tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.
Orët e ardhshme priten të jenë kritike, shkruan Kathimerini. Në vend ka patur shkëtutje të energjisë elektrike si pasojë e ciklonit. Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug.