Nga Mentor Kikia
Për 13 vjet me radhë mbollëm dhe rritëm një pemë të shëndetshme në këtë vend. Korpusin e Vullnetarëve! Angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin e paster e te vertete, veçanërisht në fushën e mjedisit. Mijëra vajza, djem, gra e burra punuan për pastrimin e zonave turistike çdo pranverë. Një model qytetarie zuri rrënjë, duke u imituar nga dhjetra grupime civile, shkolla, ambasada e deri tek vetë qeveria.
Faleminderit të gjithëve për punën e mrekullueshme!
Por Shqipëria ka nevojë për shumë më tepër se kaq. Ajo ka nevojë të pastrohet nga ca lloje plehrash që janë edhe më të dëmshëm se bidonat plastike në plazhe e parqe. Janë ata që nuk i marrin frymën vetëm mjedisit, por krejt shoqërisë.
Duhet një “pastrim” politiko-shoqëror!
Mos prisni që këtë ta bëjnë ambasadorët e huaj, sado dashamirës të jenë. Ata nuk janë këtu për të na qeverisur neve, por janë si nëpuës të qeverive të tyre për të mbrojtur interesat e vendeve të tyre.
Këtë duhet ta bëjmë ne.
Bëjini gati thasët.
Bashkohu edhe ti.