Përpëlitjet e Ramës për një fotografi me Merkel dhe përse është zemëruar kaq keq Gjermania

0
124

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke kryer një vizitë 2 ditore gati ‘klandestine’ në Gjermani.

Themi gati klandestine sepse opinioni shqiptar nuk dinte asgjë për këtë turne të rëndësishëm të Ramës, i cili duket se është mbajtur sekret pasi shpresonte deri në minutën e fundit, për një takim dhe fotografi me kancelaren Merkel. Një takim e një fotografi, të cilat do të shiteshin pa dyshim si një triumf i madh për elektoratin shqiptarë.

Ka qenë ‘Deutsche Welle’, seksioni shqip, që ka zbulua tentativat e dështuara të Edi Ramë për të takuar kancelaren Merkel, por si duket ajo ka refuzuar egër pavarësisht lobimit të fortë.

Ky refuzim apo kjo ‘mbyllje dyersh’ është bërë edhe më e hidhur mbrëmjen e të enjtes, kur në krah me Taulant Ballën në një takim me deputetë të Bundestagut për të lobuar një ‘Po’ nga Gjermania për hapjen e konferencës për negociatat, Rama është injoruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann wadephul, si dhe nga kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Në disa shkrime të përditësuara gjatë gjithë ditës premte nga DW e cila ju referohet burimeve pranë qeverisë gjermane, mësohet se Edi Rama pasi është refuzuar nga kancelarja Merkel, ajo në mos si kryeministër të Shqipërisë, të paktën ta priste si kryetar të OSBE.

Por siç theksoi në mesditë zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert në konferencën e përdithsme me gazetarët, nuk do të ketë takim në asnjë lloj mënyre të kancelares me Edi Ramën.

Qenien e tij si kryetar i OSBE zëdhënësi i qeverisë Merkel, e tejkaloi me fjalinë diplomatike: ‘‘Qeveria gjermane i mbështet shprehimisht përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj, i cli është Edi Rama për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi’.

Pasi Edi Ramës ju dogj edhe karta e kryetarit të OSBE, edhe ajo çështjes së nxehtë të Bjellorusisë për të kapur një fotografi me kancelaren Merkel, u hodh lajmi se ai do të kryejë një bisedë telefonike. Por edhe kjo nuk u konfirmua për gazetarët, nga zëdhënësi i qeverisë Seibert.

Po përse është zemëruar kaq shumë Gjermania me Shqipërinë dhe siç raporton në ‘përditësimin’ e mesditës DW, tashmë ky vend është futur së fundmi mes atyre skeptike, për përparimin e vendit tonë drejt BE-së,  ndërkohë që ka qenë një nga përkrahëset më të mëdha dhe negociuese me Holandën, Francën e Danimarkën në favorin tonë?!

Përveçse kushteve dhe detyrave që Bundestagu vuri për qeverinë Rama dhe asnjëra prej tyre gjatë kohës gati 1-vjeçare që ju dha nuk është zbatuar, zbulohen edhe dy arsye të reja që kanë të bëjnë me aktualitetin politik të fundit në Shqipëri.

Dhe bëhet fjalë pikërisht për lojërat elektorale të Edi Ramës që po i realizon me anë të një parlamenti të kontrolluar prej tij, prishjes së marrëveshjes me opozitën reale, si dhe për vendosmërinë që po tregon për ligjin e ashtuquajtur ‘anti-shpifje’, por që në fakt është një ligj anti medias së lirë dhe kritike.

Është po DW që në shkrimin e fundit zbulon se në një konferencë të Institutit Aspen në Berlin, të zhvilluar këtë të enjten, me 17.09., si dhe në një konferencë të mëparshme të zhvilluar javën e kaluar në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin, të dyja me rregulla ‘chattam house’, ka dalë në pah, se deri tani vendet e zakonshme skeptike të BE-së, (tashmë ndër to edhe Gjermania), nuk janë bindur ende se Shqipëria e meriton çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Mësohet se dy pikat më delikate në argumentimin e skeptikëve nga Gjermania janë: ligji anti- shpifje dhe ndryshimet që iu bënë marrëveshjes së për ligjin elektoral në parlament, vetëm disa ditë pasi palët, opozita dhe qeveria, ishin dakordësuar pas ndërhyrjeve të diplomatëve perëndimorë në Shqipëri.

 ‘Do të duhet shumë punë diplomatike dhe politike deri sa të vijë te hapja e konferencës së parë ndërqeveritare’, thonë skeptikët në Berlin, raporton DW.

Pra jemi në një situatë kur Edi Ramës dhe për fat të keq edhe Shqipërisë, përkrahësja dhe mikja më e madhe në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së, Gjermania, po na mbyll keqas dyert.

Dhe e gjitha kjo ndodh vetëm për një arsye. Që Edi Rama dhe organizata që ka drejtuar vendin për këto 8 vite plot korrupsion dhe krim, të marrë në tavolinë dhe me çdo kusht e mënyrë, një mandat të tretë pushteti!/syri tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here