Zgjedhjet më 25 prill, Mediu: Opozita e bashkuar vjen me kandidatët më të mirë për deputet

0
185

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit janë synimi i të gjitha forcave politike në vend. Partitë kanë nisur takimet në bazë për zgjedhjen e kandidaturave për deputet. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu gjatë takimit me kryesinë u shpreh se me gjithë lëvizjet antikushtetuese, Edi Rama nuk do të arrijë dot fitoren nga populli.

“Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij. Opozita e bashkuar, me shqiptarët e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore të padiskutuar në zgjedhje, me gjithë lëvizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës”, deklaroi Mediu.

Ndër të tjera, kryerepublikani theksoi se opozita e bashkuar do të mbrojë interesat e qytetarëve si dhe siguroi për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për deputet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here