Shqiptarja mashtron çiftin zviceran dhe i merr 250 mijë euro/ Rasti ka ngjajshmëri me rastin “Loredana”

0
142

Një çift zviceran, Gerald dhe Jolanda Schwarz, thonë se janë mashtruar nga Ilire Kozhani- shqiptare nga Kosova, duke i dhënë kësaj të fundit 250 mijë euro. Kozhani sipas tyre është një mashtruese profesioniste që shtiret se është mjeke, falsifikon dokumente dhe u merr shumë para njerëzve. “Ishte fqinja jonë e parë. Ajo aktronte që ishte mjeke dhe tha se punonte në spital në Schaffhausen. Ajo ka dhe të gjitha pajisjet mjekësore (pantallona dhe xhaketë) dhe gjithçka tjetër që duhet në çantën e një doktori. Por ajo nuk është mjeke. Po ashtu ajo më tregoi të gjitha dokumentet (kontrata e punës nga spitali në Schaffhausen, fletëpagesat, etj.) dhe dukej se gjithçka ishin në rregull. Por doli që të gjitha dokumentet ishin të falsifikuara”, deklarohet për reporteri.net Gerald Schwarz.

Ajo madje kishte trajtuar edhe gruan e Gerald-it, për një problem që kishte në këmbë. Zvicerani kishte zbuluar mashtrimet e saj, pas hulumtimeve me avokatin e tij. Ai tregon si u ka prezantuar Kozhani një kontratë të blerjes së shtëpisë në Kosovë, të cilën ka thënë se do ta shesë për t’ua kthyer paratë. “Unë dhe avokati im kemi hulumtuar për muaj të tërë. Sa më shumë që kemi hetuar, aq më shumë mashtrime kemi zbuluar. Mashtrim në sigurime, prostitucion, telefonata false etj”, thotë ai.

Zvicerani pohon se e ka paditur Ilire Kozhanin, por që seancat gjyqësore ende nuk kanë përfunduar. Historia e Ilire Kozhanit është e ngjajshme me atë të këngëtares Loredana Zefit. Madje, kemi të bëjmë edhe me avokatin e njëjtë, Artan Sadiku, i cili është angazhuar edhe për rastin e Loredanës. Loredana ishte arrestuar vitin e kaluar për shkak që u kishte marr një çiftit zviceran 900 mijë franga. Avokati Artan Sadiku, nuk ka pranuar të deklarohet për media, për rastin e Ilire Kozhanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here