Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar vetëm pak minuta më parë ne ambientet e jashtme te nje lokali në zonën e Astirit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arrestuar një person, ndërkohë që janë marrë në komisariat si dëshmitarë edhe 4 persona të tjerë.
Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.