Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se fuqizimi i gruas në politikë dhe sipërmarrje do të sjellë zhvillim ekonomik dhe do të emancipojë shoqërinë.
Në një takim të zhvilluar me gratë dhe vajzat në zonën e “Ali Demit”, Xhixho deklaron se programi i LSI-së ka në fokus kryesor mbështetjen e grave.
POSTIMI:
Kënaqësi të isha me gratë e njësisë bashkiake nr.1 zona Ali Demit në vijim të procesit të zgjedhjeve në LSI. Nga çdo bisedë me gratë dhe vajzat kupton sa shumë nevoja dhe probleme ka vendi ynë.
Përfshirja e grave dhe vajzave në organet vendimarrëse dhe përfaqësuese në parlamentin e ardhshëm mbetet angazhimi ynë kryesor.
Ne besojmë që vetëm nëpërmjet përfshirjes së grave dhe vajzave në jetën politike , sociale dhe ekonomike mund të zhvillojmë vendin dhe emancipojmë shoqërinë.
Plani jonë për fuqizimin ekonomik të gruas mbeshtet sipermarrjen e grave me politika favorizuese , bashkëpunim me sipërmarrjen private për të stimuluar me politika fisksle punësimin e sa më shumë grave në sektorin privat, gjithashtu dhe lehtësim për akses në kredidhënie.
Fuqizimi ekonomik i gruas nënkupton njëkohësisht zhvillimin e një shoqërie më të mirë dhe njëkohësisht zgjidhjen e problemeve sociale.
Unë besoj te forca e bashkimit të grave dhe vajzave në 25 Prill , për të ndërtuar sëbashku Shqipërinë e fëmijëve tanë.