E kishin fshehur në kamionin me patate, shqiptari dhe greku kapen me 700 mijë euro drogë

0
117

Një shqiptar 29 vjeçar dhe një shtetas grek, 63 vjeç, janë arrestuar mesditën e djeshme nga policia në zonën e Atikës, në dyshimin se janë anëtarë të një organizate kriminale që është e përfshirë në importimin e sasive të konsiderueshme të drogës nga Spanja në Greqi.

Mësohet se droga, 122 kg e 590 gram hashash hidroponik ishte importuar nga porti i Igumenicës e fshehur në një kamion që transportonte patate nga Spanja.

Të dy personat u arrestuan pikërisht në momentin kur po dorëzonin ngarkesën.

63-vjeçari mbante 68 kg e 90 gram hashash në kamion, ndërsa 29-vjeçari shqiptar sasinë tjetër me peshë 54 kg e 500 gram, që sapo e kishte shkarkuar.

Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe 970 euro, tre celularë si edhe një pajisje tablet.

Nëse do të hidhej në treg droga do të kapte vlerën e 700 mijë eurove.

Të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here