Propozimi i Gjonajt për Kolegjin, Edi Rama shkel sërish marrëveshjen e 5 qershorit…

0
143

Propozimi i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për t’i hequr mbrojtjen nga presioni i pushtetit gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor është shkelje e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Kodi Zgjedhor ka dy diskriminime për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, njëri pozitiv, tjetri negativ, në mënyrë që të mbajë sa më larg ndikimin politik në vendimmarrje.

Diskriminimi pozitiv – ndalon procedimin. Ky veprim ndërmerrej nga Ministria e Drejtësisë, tani nga ILD, institucion i emëruar nga partia në pushtet.

Diskriminim negativ – ndalohet promovimi. Nuk i jepet mundësi pushtetit të joshë gjyqtarin me ngritje në detyrë apo transferime të favorshme

Image

Dispozita që kërkon të ndryshojë sot qeveria, me pretekstin se pengon krijimin e Gjykatës së Lartë, ekziston në Kodin Zgjedhor që në vitin 2003. Për më tepër, formulimi aktual është pjesë e konsensusit mes qeverisë dhe opozitës për rregullat zgjedhore. Është pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit, të cilën Edi Rama është betuar të mos e shkelë.

Për të mos patur një numër të kufizuar gjyqtarësh, për shkak të vonesave të vetingut, PD propozoi atëherë që në shortin për gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor të përfshihen edhe gjyqtarë që nuk e kishin kaluar vetingun. Vetingu ndaj tyre të pezullohej, në mënyrë që të mos përdorej si mjet presioni.

PS e refuzoi kategorikisht propozimin. Ajo kërkoi që gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ishin të gjithë të vetuar. Bashkë me depolitizimin e administratës. Edi Rama tha se kjo ishte një nga vijat e kuqe të pakapërcyeshme. PS duhet ta kishte menduar këtë pengesë dhe të kishte pranuar propozimin e PD.

Cila është zgjidhja?  Të mos hiqen dy masat kryesore të sigurisë që mbajnë larg presionin e pushtetit ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, por të të përshpejtohet vetingu për gjyqtarët, i cili po zvarritet prej shumë muajsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here