“Sistemi mono-partiak i Ramës duhet shkatërruar”, Lubonja: Vendi në depresion social-ekonomik, krimi ka kapur shtetin

0
110

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në një depresion të madh social dhe ekonomik.

“Kam dëgjuar tani që ikin me gjithë familje. Përdorej termi depresion social-ekonomik që kalon vendi. Unë mendoj se nuk ka shenjë që ky depresion social e ekonomik të ndalojë. Njerëzit votojnë për ndëshkim dhe për besim. Opozita duhet që të bëjë që të ngjallë besimin tek njerëzit. Këta parti janë banda, më mirë janë tre parti sesa një. Po shkon vendi drejt një partie-pushtet si në shtetet lindore. Ka një lidhje mes depresionit dhe kriminalitetit.

Kriminaliteti ka lindur në Shqipëri ka burim të vet varfërinë dhe depresionin ekonomik. Mungesa e punës dhe edukimit çon njerëzit në krim, janë të lidhura me njëra –tjetrën. Ajo që rrit depresionin këtu tek ne është bashkëpunimi mes pushtetit dhe krimit të organizuar. Krimi i organizuar ka kapur pushtetin. Shumë persona nuk durojnë këtë pushtet dhe lidhjen me krimin, e ndaj ikin. Në raport me popullsinë, kronika e zezë në vend është skandal”, tha Lubonja.

Në lidhje me çështjen e listave, Lubonja vlerësoi se listat e hapura është një mashtrim i madh, duke shtuar se është po ashtu truk për të zhdukur koalicionet.

Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet para-zgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë. Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet.

Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura është mashtrim i hapur”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja tha se opozita jashtë-parlamentare, përpos denoncimeve dhe demaskimeve, duhet të bëjë më shumë aksione për të qenë në terren, më pranë popullit.

“Opozita jashtëparlamentare thotë se Edi Rama nuk shpëton dot nga humbja. Përveç denoncimeve e demaskimeve, Unë mendoj se problem për opozitën janë oligarkët, që janë edhe pas tyre. Opozita mendon se populli është kaq i mërzitur, sa do të votojë kundër Edi Ramës. Opozita jashtë-parlamentar duhet të mendojë të mbrojë votën, siç kemi parë në votimet në Durrës dhe Dibër. Opozita nuk duhet vetëm të flasë në TV, por të dalë edhe në terren. Protesta janë si naftëtarët, apo të tërmeti, por duhet parë klima. Gjithmonë është mirë të ketë “, tha ai.

Në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Lubonja u shpreh se roli i të huajve në Shqipëri është në rënie.

“Edhe Europa vetë ka një krizë tashmë. Ndikimi i perëndimorëve në Shqipëri është dobësuar. SHBA, aq më keq, e pamë sesi Trump rrëzoi një qeveri për interesa të vetat elektorale. Në vend se ta mbështeste, SHBA e sakrifikoi. Ndërkombëtarët janë të dobët, ne na mbetet të forcojmë projektet tona”, përmbylli Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here