Nga Izmira Ulqinaku
Ilir Beqja, sot, në emisionin Studio e Hapur, shfaqi fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet.
Gënjeu, gënjeu dhe vetëm gënjeu!
Sipas tij në Qarkun Shkodër është investuar gjatë këtyre 7 viteve, gjithashtu Spitali Rajonal i Shkodrës paska qenë prioritet i Kryeministrit.
Kujt ia thotë këto gënjeshtra?! Shkodranëve…?!
…ato të cilët i varfëroi e i falimentoi si mos më keq; atyre të cilëve nuk u ofrohet asnjë shërbim në spital pa blerë min çdo ilaç e çdo napë që u nevojitet; atyre të cilët i la pa shërbime, duke ua larguar drejtoritë rajonale në një qark tjetër; tenton të gënjejë ato të cilët nuk i besoi asnjë funksion, por solli drejtorët e shefat nga qytete të tjera.
Shkodranët i ka persekutuar Edi Rama duke sjellë zero investime, duke i dhënë pushtet bandave, duke kandiduar trafikantë droge dhe duke emëruar drejtues politik të qarkut, njerëz të korruptuar e hajdut të taksave të shqiptarëve.
Edi Rama nuk merr vota në Shkodër! Qytetarët do e ndëshkojnë me 25 Prill, si asnjëherë më parë!
#RamaSkadonMe25Prill
#meLulzimBashen
#ShqiperiaNePune