Zbulohen detaje befasuese lidhur me aksidentin në Sarandë,ambulanca u fut…

0
157

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Adelina Rezvani, 58-vjeç është mami në maternitetin e Sarandës. Ajo ishte thirrur për të pritur një lindje në orën 02.00 të mëngjesit dhe rreth orës 04.00 ka kerkuar nga shoferi i ambulancës, Aleko Kajo 54-vjeç, ta transportonte drejt banesës.  Shoferi i ambulancës është futur kundravajtje në rrugë për të dalë në kryqëzimin kryesor ku është përplasur me mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Kosta Kaca, djali i një biznesmeni në Sarande.

Mamia është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është përplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here