Azilkërkuesit/ Gazeta franceze: Shqipëria e dështuar me krim dhe korrupsion, ku shteti ligjor nuk funksionon

0
126
In this photograph taken on September 27, 2017, Albanians, who have been denied asylum enter Rinas police station, after arriving from France at an airport in Tirana. (Photo by GENT SHKULLAKU / AFP)

Për disa vjet me rradhë të gjithë ministrat e brendshëm francez që kanë ardhur në pushtet kanë pasur si synim të zgjidhnin çështjen e azilkërkuesve shqiptarë, pasi herë pas here kanë hapur probleme.

Çdo ditë e më tepër numri i azilkërkuesve shqiptarë është kthyer në një dosje problematike për administratën franceze.

Që prej kohës kur Shqipëria liberalizoi vizat, e më pas me ardhjen Partisë Socialiste në pushtet shifrat janë bërë alarmante. Prej vitit 2011 numri ka shkuar nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019.

Gazeta e njohur franceze “Marianne” i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni në Francë.
“Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e vendosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese.”- ka shkruan e përjavshmja franceze.

Përveç shkaqeve më të përmendura si arsyet për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë, apo për ti shpëtuar hakmarrjes, “Marianne” i referohet edhe shkaqeve që lidhen me gjendjen e vendit tonë.

“Rritja numrit të azilkërkueseve shqiptarë në këtë nivel shpjegohet me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi.”- thuhet në një raport të cituar të Gjykatës kombëtare të së drejtës së azilit.

Gazeta përmend gjithashtu edhe një tjetër raport të Ministrisë franceze të Ekonomisë dhe Financave të marsit 2018, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Prandaj që prej vitit 2015 Franca na ka renditur mes “vendeve të sigurta”, pra që nuk përfitojnë azil, kërkuesit nga Shqipëria kanë qenë në qendër të vëmendjes së Parisit. Ish-ministri i brendshëm i sapo zgjedhur nga presidenti Macron, Gerard Collomb erdhi në dhjetor 2017 në Tiranë për të ushtruar presion për këtë çështje.

Gjithashtu edhe ish- kryeministri francez Eduart Philipe përmes një interviste për mediat franceze një vit më parë u zotua publikisht për uljen e këtij fluksi emigrator, ndërkohë që parlamenti francez organizoi një debat për rregullimin e këtij emigrimi të nisur nga rastet e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit?

Pse problemi merr këto përmasa kur vetëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet?

Sa u përket këtyre pyetjeve media franceze citon Pierre Henrry, ish-drejtor i shoqatës “Franca tokë azilantësh”, i cili ka shpjeguar se emigrantët shqiptarë kërkojnë azil familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qendra pritëse.

Por ndërsa këto vende janë të pakta kjo krijon një shqetësim për administratën deri sa t’i kthejë sërish në vendin e tyre azilkërkuesit.

Një arsye tjetër është se këta azilkërkues shpesh janë viktima të bandave kriminale shqiptare./Përktheu Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here