Pollo: Ja 3 pikat që Rama e ka humbur mbështetjen masivisht

0
122

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, gjatë një analize për situatën politike në vend, thotë se janë të paktën se 3 pika të cilat sipas tij tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka kuptuar që e ka humbur mbështetjen nga qytetarët.

“Ky është momenti i duhur për qytetarët që të kuptojnë që kasta që e ka pushtetin kujtohet për hallet e popullit pikërisht në prag të fushatës elektorale. Së dyti, të gjithë ata që kanë dëgjuar pretendimet për shtetin ligjor, për administratë zgjedhore të depolitizuar, për shërbim civil profesional, shkarkimi i drejtorëve apo detyrimi i drejtorëve për të mbledhur vota është një përgënjeshtrim i asaj që është thënë më parë. Së treti, çfarëdo që të bëjnë me administratën e politizuar apo edhe të kriminalizuar, fakti që ndryshojnë kushtetutën vetëm për t’i dhënë vetes një favor elektoral tregon që edhe Edi Rama me të vetët e di që e ka humbur mbështetjen masivisht. Unë mendoj se ritmi do të jetë progresiv deri në prill. Të gjitha shenjat janë për rotacione pushteti dhe kjo gjë do të ndodhë”, u shpreh Pollo në ”A2cnn”.

Për ish-deputetin demokrat, çfarëdo ndryshimesh të njëanshme në kodin zgjedhor të bëjë Rama nuk e shmang dot rotacionin politik. Çfarë mund të bëjë ndryshe Partia Demokratike për 4 vitet e ardhshme, sipas Genc Pollos?

”Në radhë të parë për sipërmarrjen, me propozimet për ndryshimet e taksave, për ndryshimin e procedurës fiskale, në mënyrë që taksidarët të mos i bien në qafë biznesit të vogël. Futja e taksës së thjeshtë dhe një sërë masash lehtësuese fiskale do të jenë pozitive për xhepin e gjithsecilit. Indirekt të ketë reduktim të këtij emigracioni që po shpopullon vendin tonë”,- tha më tej Polo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here