Historia u bë virale në rrjet, rrëfehet Iliazi me dy gra: 5 ditë me njërën, 5 me tjetrën por…

0
123

Historia e Iliaz Laskajt nga Selishta e Peshkopisë, u bë virale në rrjet për shkak se ai është ndër të rrallët në vendin tonë që ka dy gra, Manushaqen dhe Anifen. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të. ”Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër”, thotë Iliazi, ndërsa shton se kurrë nuk kanë pasur probleme mes tyre.

Pjesë nga Intervista

Manushaqja: Kafen e bën njëra prej nesh. Iliazian nuk bën kafe. Se kemi lënë veten ta lemë këtë. Ka heq keq se punon në mal ke lulet. Gatuajmë mëngjesin u japim bukë dhe i nisim për shkollë. Edhe për pushime kalamajtë i marrim me vete.

Ilizi: Të jetë që të jenë zënë nuk rrinë aty. Po nuk janë zënë kurrë….Kemi shkuar shumë mirë për 13 vjet. Për këtë Zot, nuk jemi ngatërruar asnjë herë.

Gazetari: Kush të thotë më shumë të dua?

Ilizai: Unë nuk tregoj sekretet se plas sherri pastaj. Unë i dua një llojë. Të dyja janë të mira dhe shohin punën e vetë. Nuk janë xheloze. Telefon nuk kanë, se i shkatërron njerëzit krejt telefoni. Vetëm unë kam telefon. Nuk duan telefon dhe s’ka çju duhet. Komunikojnë me telefonin tim me vlla, me njerëz.”

Anifja: Dakord, se telefonit.

Iliazi: Unë nuk desha me bo dy gra. Por për hall se nuk bonte kalamaj. Sa erdhi Manushqaja bënë të dyja fëmijë. Patën folur vitin e parë. U rrinte si fiksim në kokë. Po tani u bën 13 vjet, jo tre ditë. Në fillim u vinte çudi. Më thonin si i ruan si i mban? Kështu thonin. “

Iliazi: Manushqaja që është shtatëzanë nuk punon shumë. Kurse unë dhe Anifja punon gjithë ditën. Edhe Manushaqja do punoje si të bëjë kalamajtë. Zonja e shpisë janë të dyja. Diplomat duhet të jesh se s’kan si rrinë dy gra.

Anifja: Emrat e kalamajve i ka vënë vetë Iliazi. Prindërit e mi nuk thanë gjë. Unë vetë u martova. U thash se nuk dal nga shpia, burrë tjetër nuk marr. Doja unë të rrija. Burrin nuk e lej dhe do bëj jetesën. Ne bëmë kalamjatë dhe ishim shumë të lumtur. 8 kalamaj, me lule mali i mbajmë”

Iliazi: Kisha qef një shtëpi të mirë për kalamjtë po skam mundësi. Po vjen i teti. Jo do i vejmë kapak s’do bëjmë më fëmijë. Unë nuk bona gratë për qejf por sa erdhi Manushaqja kto bënë të dyja fëmijë. E bëra nga halli. Në dasëm shkojmë të tre. Nuk vlen ftesa çift. Vetëm tre, o me të dy gratë ose nuk shkoj fare./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here