Lukashenko betohet në fshehtësi, shpërthejnë sërish protestat e fuqishme në Bjellorusi

0
117

Betimi i fshehtë i Aleksandër Lukashenkos si President i Bjellorusisë provokoi një reagim të fortë në vend.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Minskut për të protestuar dhe shumë marshuan mes flamujve të opozitës.

Dëshmitarët okularë, të cituar nga Reuters, thanë se policia përdori ujë me presion për të shpërndarë tubimin. Nga ana e saj, agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se policia kishte filluar arrestimin e protestuesve.

Lukashenko u betua sot duke marrë mandatin e gjashtë papritur dhe pa njoftuar. Kjo ngjarje është kritikuar në masë nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa nxori në rrugë mijëra qytetarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here