Shirat e mbrëmshëm kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të vendit.
Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme në bllokun e banimit nga “11 Janari” deri në lagjen “Besëlidhja”. Uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme duke krijuar vështirësi në lëvizje.
Ndërkohë që në Lushnje reshjet e dendura të shiut që zgjatën rreth 10 minuta sollën përmbytjen e rrugëve në këtë qytet. Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugë në pikun e lëvizjes në mëngjes. Disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.
Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në basenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e nivelit të Liqenit të Fierzës. Aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banorëve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë verës.