Specialisti Erion Dasho ngre alarmin: Skandali në Shqipëri, s’dihet prejardhja dhe marka e kiteve

0
211

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19, si është menaxhuar nga Shqipëria dhe Gjermania, vendi ku ai jeton, si po kryhen testimet dhe sa të sigurta janë.

Dasho hodhi akuza se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë dhe që sipas tij ka mungesë transparence për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre. Një shqetësim sipas Dashos është edhe çmimi i lartë i testeve.

“Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses. Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë. Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejardhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19. Ky sistem u adoptua edhe nga private, shqiptarët paguajnë 100 euro, ndërkohë që Gjermania e ka në aeroport 60 euro. Shqiptarët s’duhet të paguajnë aq shumë dhe jenë me numrin më të ulët të testimeve, ndërkohë që ka vende në Afrikë që kanë më shumë testime”, -tha Erion Dasho.

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho tha se në Shqipëri strukturat e shëndetësisë kanë dështuar, qytetarët që kanë dyshime iu refuzohet testimi dhe pjesa tjetër paguajnë vetë trajtimin mjekësor.
“OBSH e ka thënë testo, kontrollo dhe nëse nuk ke testime s’ke si të sigurohesh mbi cilësinë e testimit. Duhet teste të certifikuara dhe t’i bëhen transparente publikut. Nuk e kam parë akoma përgjegjësinë ligjore me qytetarët apo ndaj mjekëve që janë infektuar në spitale, viktimave, atyre që duan të testohen dhe nuk ua bëjnë tamponin. Duhet që strukturat të jenë në rregull që të testojnë, kontrollojnë. Ministria e Shëndetësisë s’ka specialistë që të merren me menaxhimin e pandemisë. Gjermania është vendi lider pasi i ka treguar botës se si të trajtohet SARS 2, me trajtime sa më pak evasive e pa panik. Agjencitë federale japin verdiktin mbi testet që prodhohen, nëse rezultojnë të besueshme ju nënshtrohen provave laboratorike, nëse rezultojnë me të njëjtën specificitet që deklaron prodhuesi, lejohen që të hyjnë në Gjermani. Situata është tepër e kontrolluar realisht dhe jo me letra e fjalë”, -theksoi Erion Dasho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here