Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin francez në QSUT, është dërguar me urgjencë për në Turqi këtë mbrëmje.
Boçi rezultoi pozitiv me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.
Për këtë arsye u pa e arsyeshme dërgimi i tij me urgjencë jashtë vendit.
Shefi i ORL-së është shoqëruar nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.
Mbetet ende e paqartë se si Boçi është infektuar dhe prej sa ditësh vuante nga sëmundja.