Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë të Spitalit “Achillopouleio” të Volos, Alexandros Douras, u vetëvar në shtëpinë e tij.
Siç u bë e ditur, kardiologu i njohur u gjet i vdekur nga ish-gruaja e tij e cila shkoi në shtëpi për ta kërkuar sepse nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të saj në telefon. Sipas mediave greke ai u gjet i varur me një kabllo nga një tub radiatori.
Mësohet se deri dje në mesditë ai kishte qenë në spital në krye të detyrës si çdo ditë.
Alexandros Douras, babai i dy fëmijëve, ishte një anëtar i së majtës dhe gjithashtu kishte qenë një këshilltar bashkiak i Volos me Margaritis Patsiantas.