Nga: Ylli Dylgjeri
Dje policia vrau një njeri. Vrau një 71 vjeçar në Elbasan. E vrau se pasi ishte konfliktuar me gruan kishte marrë armët dhe në krizë plagosi edhe qytetarët rastësor.
Qysh nga koha e shtetit të parë Babilonas, të Hamurabit, njohim një ligj apo Kod. Në këtë Kod kishte një ligj. Quhej ligji i Talonit. Dmth do të dëmtoj sa më ke dëmtuar. Më preve një gisht, do të pres një një gisht, më nxorre një sy, do të nxjerr një sy! Më morre jetën, do të marr jetën! Jo më plagose e të vrava! Jo më shave e të plagosa! Etj.
71 vjeçari, në krizë, pas konfliktit në familje dje morri armën dhe plagosi qytetar. Policia në shpërblim morri snajperat dhe e vrau! Ku është shteti këtu? Ku janë metodat speciale? Mirë psikopatin e pamë. Po psikologu ku ishte? Tjetër Psikopatia, e tjetër Psikologjia! Diversantin Xhevdet Mustafa e vranë në këto kushte një herë e një kohë në Diktaturë(më 25 shtator 1982 e vranë Xhevdet Mustafën).
Ose Edi Ramën, fjala vjen, e kishin vrarë 5 herë deri tani, pas divorceve që ka bëre në jetë. Por jo. Nuk e vranë dhe mirë kanë bëre. E bëme Kryeministër. Dmth na vranë Ne. Këtu gabuam. Dispropocion.
Vramë veten.