Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit…

0
160

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë, pasi u kap me  me një pistoletë ne makinë, teksa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Për herë të parë vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instastory”, ka reaguar madje edhe ndaj aludimeve të shumta për praninë në makinë  të bizesmenit Fisnik Syla .

Ajo bën thirrje të mos përfshijnë njerëz familjarë në valle.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘shoë’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, shkruan Fjolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here