Pandemia: Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasje me policinë

0
178

Në Britaninë e Madhe kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës ndërsa të paktën 15,000 qytetarë u mblodhën në sheshin Trafalgar.

Të pranishmit në protestën që mban sloganin “Ne nuk e japim pëlqimin tonë” hoqn maska ndërsa u mblodhën në shesh, pavarësisht thirrjeve të policisë për të respektuar masat anti-Covid.

Turmat mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “a i thuhet kësaj liri?” dhe “jepuni fund këtyre rregullave të çmendura” ndërsa protestonin kundër kufizimeve të vendosura.

Nuk munguan as përplasje mes protestuesve dhe forcave policore ndërsa autoritet konfirmuan se disa efektivë kanë mbetur të lënduar.

Protestat vijnë në një kohë kur rreth 18 milion britanikë, çereku i popullsisë, do të jetojnë nën masa kufizuese duke nisur nga ora 18.00 e së dielës. s.b

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here