Tronditëse: Një fëmijë me temperaturë dhe i mbuluar me batanije gjysmë të lagur…

0
184

Sezoni i shirave ka nisur dhe moti i ftohtë ka trokitur në vend. Megjithatë shumë familje vazhdojnë të jenë në çadra, për shkak se banesat u janë dëmtuar nga tërmeti.

Ky duket se do jetë dimri i tyre i tyre në çadra, kurse qeveria vazhdon të prodhojë imazhe 3D.

JOQ ka publikuar disa pamje tronditëse pas shirave të këtyre ditëve të fundit.

“Shirat janë rikthyer dhe uji po depërton në çadrat e pas tërmetit. Ky fëmijë është me temperaturë dhe i mbuluar me batanije gjysmë të lagur. Ndërkohë që qeveria ka prioritete të tjera, çfarë duhet bërë në këto rrethana?” thuhet në denoncimin e parë.

Ndërkohë në fotot e tjera shihet se si shiu ka depërtuar në cadrën ku jeton një familje e pastrehë, duke lagur gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here