Merr fund mbretërimi i kampionëve të Gjermanisë, mposhten nga Hoffenhemi

0
141

Pas 33 ndeshjes pa humbje në garat zyrtare (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League dhe Superkupa e Europës), kampionët e Gjermanisë u mposhtën thellë 4-1 nga Hoffenhemi.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në PreZero Arena” (në Sinsheim), ku ishin të pranishëm mbi 6 000 tifozë, vendësit dominuan që në minutat e para, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Bicakcic (16’) dhe Dabbur (24’), ndërsa Kimmich shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë reagimi i Bayernit ishte i dobët, madje Hoffenheimi realizoi edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Kramaric, në minutat 77’ dhe 90+2’, i fundit me 11-metërsh.

Me këtë fitore të madhe, Hoffenheimi ngjitet në krye të kampionatit me pikë të plota (6), ku bashkëkryeson me Augsburgun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here