Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në ‘E Diell’ paralajmëroi një ‘tkurrje’ të popullsisë botërore.
“Në Shqipëri në vitin 2025 do të ketë vetëm 500 mijë banorë, ndërsa Britania e Madhe parashikohet të jetë 10 milionë banorë. Edhe SHBA-ja do të ketë ulje të popullsisë”, tha Cako.
Ai bën pjesë tek ata persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit dhe është kundër bërjes së vaksinës, pasi pretendon se e gjitha bëhet për t’i vendosur një mikroçip njerëzve dhe për t’i kontrolluar atë.