Afro 1 milionë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani, sipas të dhënave të Regjistrit Qendror për të Huaj, transmeton DW.
Prijnë kosovarët me 236 937 banorë, pasojnë serbët me 226 048, pastaj shtetasit nga B&H me 209 258 banorë, nga Maqedonia e Veriut me 118 580 banorë dhe të pestit shtetasit e Shqipërisë me 70 197 banorë. Shtetasit e Shqipërisë që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërkaq 40% bëjnë punë ndihmësi. Shtetasit e Kosovës afro 57% janë të kualifikuar dhe 43% punojnë si ndihmës.
Diferenca e pagës mujore mes një punëtori nga Ballkani dhe një gjermani shkon deri më 1600 euro, në muaj.
Rroga mesatare në Gjermani është 3509 euro. Imigrantët nga B&H fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit e Kosovën 2522 euro, ndërsa shtetasit e Shqipërisë 2428 euro në muaj. Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Prijnë në këtë kategori serbët me 5 073 euro në muaj, pasuar nga shqiptarët me 4 815 euro në muaj.