24-vjeçari Kosta Kaca është shpallur në kërkim pas aksidentit 1 javë më parë me ambulancën e Sarandës që shkaktoi dhe vdekjen e infermieres Adelina Rizvani.
BalkanWeb mëson se Kaca kishte shkuar për mjekim në Tiranë por është larguar. Ai u procedua fillimisht në gjendje të lirë pas aksidentit dhe u largua nga spitali duke përfituar nga ky fakt.
Ndërkohë shoferi i ambulancës me të cilin bëri aksident, Aleks Kajo që hyri dhe kundravajtje në kryqëzim në Sarandë i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg por aktualisht ndodhet në spital i mbikëqyrur nga Policia.