Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, gjatë një takimi me të rinjtë e njësisë numër 1 të Tiranës, u shpreh se edukimi i lidhur me tregun e punës si problemet kryesore të të rinjve, të thelluara çdo ditë e më tepër nga keqqeverisja janë temat kryesore që has në çdo takim.
Postimi i plotë
“Edukimi i lidhur me tregun e punës si problemet kryesore të të rinjve, të thelluara çdo ditë e më tepër nga keqqeverisja janë temat kryesore që has në çdo takim.
Me të rinjtë e njësisë bashkiake numër 1 biseduam për vështirësitë e shumta ekonomike që ka çdo familje nga mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetesës, pagat e ulëta.
Ashtu siç kam bërë në gjithë këto vite, dëgjova me shumë kujdes çdo shqetësim duke i siguruar të rinjtë dhe të rejat e njësisë bashkiake numër 1 se problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje në programin e LSI .
Arsimi, punësimi, zhvillimi ekonomisë janë shtylla prioritare në programin tonë.
Bashkë mundemi!?
Më 25 Prill fillojmë së bashku ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!??”, shprehet Xhixho.