Vokshi: Kriminale të fshehësh rastet e mësuesve me Covid-19. Rama të marrë shembull nga Kosova!

0
128

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një reagim ne rrjetet sociale ka denoncuar sot neglizhencën e qeverisë në lidhje me mungesën e testimeve të mësuesve.

“Kjo është kriminale sepse rrezikon shëndetin dhe jetën e mësuesve të tjere, fëmijëve e banorëve të zonës. Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të shkarkohen e të hetohen shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

#Kosove: 4 mësues në shkollën “Faik Konica” pozitivë me COVID19, Qeveria merr vendimin që shkolla të mbyllet e dy javët e ardhshme mësimi të kalojë on-line.

#Shqipëri: në shkollën “28 Nëntori” Laprakë drejtori dhe familjarët e tij drejtues në një shkollë në Kamëz, disa mësues të tjerë të shkollës, janë apo dyshohen me COVID19. Por kjo ngjarje mbahet e fshehtë nga kolegët e tjerë mësues, fëmijët apo prindërit e nxënësve të shkollës. #Tamponimi i 8 mësuesve është bërë të #martën, e mësuesit e testuar kanë vazhduar të shkojnë në shkollë deri të #premten.

Kjo është #kriminale sepse rrezikon shëndetin dhe jetën e mësuesve të tjere, fëmijëve e banorëve të zonës.

Drejtuesit që urdhërojnë heshtjen duhet të #shkarkohen e të #hetohen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here